Site icon PrishtinaPress

Në Serbi fillon mbledhja e nënshkrimeve për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në OKB

Mundësia që pas marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës, kësaj të fundit t’i mundësohet anëtarësimi në OKB pa u penguar nga Beogradi, ka alarmuar partitë opozitare atje.
Përmes një iniciative të nisur nga lideri i Partisë Popullore, njëherit edhe ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për të mos lejuar që Kosova të fitojë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton lajmi.net.

Duke bërë thirrje që kësaj iniciative t’i bashkangjiten sa më shumë njerëz,  Jeremiq thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po negocion që Kosova të fitojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“I vetmi që ka në interes të tij për të dialoguar statusin e Kosovës është presidenti Aleksander Vuçiq, sepse ai është i gatshëm të vendosë nënshkrimin e tij për t’i mundësuar Kosovës anëtarësimin në OKB.”, deklaroi Jeremiq.

Lidhur me iniaciativën e Jeremiqit ka reaguar edhe zëvendëskryeministri serb,  Nebojsha Stefanoviq.

Ai nuk e ka cilësuar serioze këtë iniciativë të Partisë Popullore serbe.

“Ne e goditëm murin ngase ata ishin në detyrë në atë kohë. Sot, po mos të ishte kjo një çështje serioze, thjeshte do më bënte të qeshë”, ka thënë Stefanoviq.

Në anën tjetër, analistët politik në Serbi nuk e shohin si shumë serioze këtë iniciativë.

Sipas tyre, fuqinë vendimmarrëse më të madhen e ka presidenti aktual, Aleksander Vuçiq, dhe se një gjë e tillë varet edhe nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Exit mobile version