Në rrugë janë rishfaqur përsëri grafite për politikanët e Kosovës. Këtë herë në rrugët e Gjilanit shfaqen disa grafite për Shefin e Grupit Parlamentar të Paritsë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti.
Më herët në qytete të ndryshme të Kosovës janë shfaqur grafite kundër ish-presidentes Atifete Jahjaga, Presidentit aktual Hashim Thaçi, ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të AAK’së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Isa Mustafa./Gazeta Express.

