Site icon PrishtinaPress

Në rezidencën e përfaqësuesit të Kosovës në Beograd mbahet organizim për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Në rezidencën e drejtuesit të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd po mbahet sot një organizim për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës Kosovës.

Në këtë pritje ka marrë pjesë edhe kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, i cili ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook nga kjo pritje.

“Me ftesë të Ambasadorit Jetish Jashari, festojmë së bashku 15 vjetorin e shtetësisë së Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version