Deputetët evropianë kanë një sërë kundërshtimesh për mënyrën se si zhvillohet politika e brendshme dhe e jashtme e Serbisë.
Në propozimet e tyre, përveç harmonizimit të detyrueshëm me politikën e Bashkimit Evropian (lexo futjen e sanksioneve ndaj Rusisë), propozojnë një rishikim të aksesit të Sebisë në fondet evropiane.
Kjo pasi ata janë të shqetësuar për kamerat kineze të vëzhgimit në Beograd, anti- mesazhe evropiane nga përfaqësues të qeverisë, dhe në këtë drejtim, vlerësohet se që nga viti 2020 nuk ka pothuajse asnjë progres në asnjë kapitull për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Raportuesi i Parlamentit Evropian, Vladimir Bilçik, ka dorëzuar Raportin për Serbinë për vitin 2022, në të cilin renditen një sërë kritikash ndaj vendit që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiqit.
Një nga kundërshtimet më të mëdha është ngecja e plotë e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Para së gjithash, këtë e thotë Vladimir Bilçik në raport.
Ai shpreh shqetësimin për trendin e uljes së përkrahjes publike për anëtarësimin e Serbisë në BE, e cila është më e ulëta në rajon. Bilçik beson se kjo është rezultat i retorikës politike afatgjatë kundër BE-së dhe kërkon nga Qeveria e Serbisë që të marrë masa për të shtypur dezinformatat për BE-në dhe për të mbështetur aktivisht procesin e anëtarësimit.
Me mendimin e tij u pajtuan disa deputetë të Parlamentit Evropian, dhe disa prej tyre në amendamentet e tyre dënuan në mënyrë specifike sulmet e politikanëve serbë ndaj BE-së dhe disa vendeve anëtare, veçanërisht ndaj Francës dhe Gjermanisë, për shkak të planit evropian për Kosovën.