Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin qershor të këtij viti.
Në njoftimin e lëshuar nga ASK-ja thuhet se në muajin qershor janë regjistruar 2352 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1,231 lindje janë meshkuj dhe 1,121 lindje janë femra.
Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 748 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 400 janë meshkuj dhe 348 janë femra.
Në muajin qershor 2023 janë regjistruar gjithsej 953 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste.
Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).