1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës fillon procesi mësimor

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se procesi mësimor në Shkollën e Mesme Teknike “Rudina” në Qendrën Korrektuese Dubravë, e cila vepron si paralele e ndarë e Shkollës së Mesme Teknike, “Mithat Frasheri” në Gurrakoc, ka filluar procesi mësimor.

“Për të vazhduar shkollimin, ka pasur një interesim të mirë të të burgosurve, të cilët do të ndjekin mësimet në këto drejtime, Makineri – Saldues- Metalpunues, Makineri – Automekanik, Makineri – Instalues i Ngrohjes e Klimatizimit dhe Ujësjellësit”, thuhet në komunikatë.

“Bazuar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, çdo person i dënuar ka të drejtë në shkollim fillor dhe të mesëm në pajtim me ligjin për arsimin, andaj SHKK së bashku me MASHT-in janë kujdesur për krijimin e kushteve sa më të mira për mësim, duke i pajisur nxënësit me tekste dhe materialet e nevojshme shkollore, etj.”

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, çdo herë në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën dhe religjionin.”/Prishtinapress/          

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img