Një person i mitur ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën rreth orës 23:30 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, një i mitur ka therur me thikë bashkëmoshatarin e tij, raporton prishtinapress.eu
Siç bëhet e ditur, viktima pasi që është therur me thikë ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit është liruar në procedurë të rregullt.