Ardita Ukshini asmablesitja e përjashtuar nga AAK në Gjilan mundësoi zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Për shkak të favorit që Ukshini i bëri partisë në pushtet, asaj ja kanë rehatuar në pozitë motrën.
Të hënën u raportua se Ukshini pritet të shpërblehet me punësim të një familjari. Ndërsa sot është konfirmuar ky paralajmërim pasi motra e saj Ardiana Ukshini, u emërua sekretare e një shkolle. Ajo ka grumbulluar 123.4 pikë duke dalur e dyta në listë.
Adriana Ukshini është emëruar sekretare e SHML Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan.
Gazeta Insajderi kishte telefonuar vet Ukshinin për të marrë komentin e saj lidhur me këtë punësim. Por e njëjta me të dëgjuar pyetjen e ka ndalur telefonin duke mos u lajmëruar më.
Kush është Ardita Ukshini?
Ardita Ukshini ka qenë kandidate nga radhët e AAK për zgjedhjet komunale në Gjilan. Sipas raportimeve të KQZ, Ukshini ka dalë kandidatja më e votuar grua në Aleancë. Ajo kishte arritur të marrë gjithsej 430 vota.
Por raportet me partinë i prishi në janar të vitit të kaluar kur vendosi që votën e saj ta jap pro kryesuesit të Kuvendit Komunal nga radhët e VV-së. Si rrjedhojë AAK e përjashtoi nga grupi parlamentar i saj.
Për rastin kishte reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Dega në Gjilan pas analizimit të seancës të Kuvendit Komunal në Gjilan në të cilën u votua për kryesuesin e Kuvendit, duke u bazuar në Statutin e Partisë, mori këtë vendim:
Asamblistja e AAK-së në Gjilan, Ardita Ukshini, të lirohet nga të gjitha funksionet në parti si dhe nga Grupi i Asamblistëve të AAK-së në Kuvend.
Arsyetim:
“Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare”, thuhej në njoftimin e partisë.