1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Në Prishtinë shtrohet drekë në kujtim të jetës dhe veprës së Nënës Terezë

“Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla por me dashuri të madhe”.

Me këtë thënie të Nënës Terezë dhe në kuadër të ditëve në nderim të jetës dhe veprës së saj, të rinjtë vullnetarë të Famullisë së Prishtinës, kanë organizuar sot një drekë.


Dreka u shtrua pranë kishës “Shën Ndou”, në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, ku u tha se këtë mense e ka themeluar ipeshkëvi para se të ndërtohet kisha dhe funksionon tash e 16 vite, duke ushqyer njerëzit që kanë nevojë.

Famulltari Don Agim Qerkini tha se falënderimi Zotit dhe shpirtit të Nënës Terezë që frymëzon shumë të rinj, ndër ta edhe në famullinë e tyre.

Miss World Albania, Elona Ndreca tha se po ndihet mirë që po kanë mundësi të kontribuojnë sadopak.

Aty u tha se ky është një shembull i vogël që janë të gatshëm të organizojnë edhe në të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img