Site icon PrishtinaPress

Në Prishtinë shpëtohet një ari i cili kishte rënë në kurth

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se ka shpëtuar ariun i cili kishte rënë në kurth.

Siç thuhet në njoftim ariu është në gjendje të mirë pas kurthit që kishte rënë.

Njoftimi i plotë:

Bashkëpunimi ndërinstitucional shpëton ariun nga kurtha

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinimit në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Pyllin e Arinjve në Prishtinë, Federatën e Gjuetarëve të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, dje është realizuar një aktivitet i përbashkët për të shpëtuan një ariun (Ursus arctos) i cili kishtë rënë në kurthë.

Ariu pas shpëtimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer i lirë në habitatin e tij natyrorë.

Vendosja e qëllimshme e kurthave është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe i denueshme si aktivitet.

Exit mobile version