-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Në Prekaz u shënua Dita e Diasporës, me moton “Një lule për Jasharët”

Në Prekaz, në  kompleksin memorial “Adem Jashari”, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, u mbajt manifestimi tashmë tradicional “Dita e Diasporës”, në të cilin mori pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve dhe përfaqësues të komunave e deputetë të Parlamentit të Kosovës.
Ky manifestim filloi me homazhe te varrezat e familjes Jashari, me moton “Një lule për Jasharët”.  Pas homazheve, ministri i Diasporës, Valon Murati, para  bashkatdhetarëve dhe shumë qytetarëve të tjerë, mbajti një fjalë përshëndetëse.
“Edhe këtë vit po mblidhemi në Prekaz, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, sakrificë që shënoi një prej momenteve më kulminante të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri.
Po takohemi këtu me bashkatdhetarët për të nderuar e kujtuar sakrificën e një familjeje simbol i lirisë, sepse vetë diaspora jonë ka qenë një prej shtyllave të përpjekjeve për liri.
Prekazi është dëshmia më e mirë se liria erdhi si produkt i përpjekjeve të pareshtura të popullit tonë për liri, përpjekje gati njëqindvjeçare, të cilat në fund gjetën përkrahjen edhe të botës demokratike. Prekazi dhe sakrifica e Jasharajve për liri janë vlera universale, andaj i takojnë mbarë botës dhe njerëzimit”, tha ndër të tjera ministri Murati në fjalën e tij para të pranishmëve.
Më pas, në orën 20:00,  grupi muzikor nga Italia  “Spartiti per Scutari”, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova, mbajti një koncert  që u karakterizua me këngë të bukura shqiptare.
Manifestimi përfundoi me fjalën e Murat Jasharit, përfaqësues i familjes Jashari, i cili, pasi i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtë manifestim, veçanërisht orkestrën “Spartiti per Scutare”, theksoi se është emocion i veçantë kur dëgjon një grup muzikor italian, në krye  Bardh Jakovën, duke kënduar shqip.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img