3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Në prani të Policisë hidhet mjet shpërthyes në drejtim të gazetarëve në veri

Pak minuta më parë është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të të një ekipi televiziv në Lagjen e Boshnjakëve në veri, ku në afërsi gjendej edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Sipas Tëvë1, shpërthimi i hedhur në drejtim të ekipit të gazetarëve ka qenë mjaft i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka thënë gazetari i televizionit që ishte pjesë e ekipit.

Ai ka thënë se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fteve1.official%2Fvideos%2F5539816916116415%2F&show_text=false&width=560&t=0

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img