I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar do të vizitojë nesër Tiranën.
Vizita e Escobar-it vie pikërisht në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri.
Escobar pritet të qëndrojë në Tiranë nga 11 deri më 13 prill, me një agjendë tejet të ngjeshur.
Fillimisht ai pritet që të takojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si dhe presidentin, Bajram Begaj.
Kurse nga opozita, Escobar do të takohet me Enkelejd Alibeajn.