Site icon PrishtinaPress

Në prag të ndeshjeve miqësore, Emërllahu: Shpresoj të kem mundësinë për të treguar vlerat e mia

Kombëtarja e Kosovës ka nisur me përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

“Dardanët” do të përballen me Armeninë më 16 nëntor, kurse pas tri ditësh me Ishujt Faroe.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në prag të ndeshjes me armenët, këtë të martë në konferencë për media u paraqit Lindon Emërllahu.

Futbollisti i Ballkanit tha se synon që t’i tregojë vlerat në këto ndeshje miqësore.

“Jemi gjithë lojtar të rinj që i ka ftuar trajneri të paraqitemi sa më mirë dhe t’i tregojmë vlerat tona dhe të ftohemi edhe në ndeshjet tjera. Shpresoj të kem mundësinë t’i tregoj vlerat e mia. Në listë jemi të gjithë futbollistë thuajse të rinj”, tha 19-vjeçari. 

“Besoj që me paraqitjet me Ballkanit të më ndihmojnë dhe të paraqitem sa më mirë edhe te Kosova. Shpresoj ta kem rastin dhe pse jo të tregoj vlerat e mia për të pasur mundësitë për të ardhmen”, deklaroi Emërllahu.

Exit mobile version