Site icon PrishtinaPress

Në Podujevë u bë vënia e gurthemelit për ndërtimin e objektit të zjarrfikjes dhe shpëtimit

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, ka marrë pjesë në ceremoninë e sotme të vënies së gurthemelit për ndërtimin e objektit të zjarrfikjes dhe shpëtimit, ku theksoi se MPB-ja po punon përpërmirësimin e infrastrukturës për nevojat e njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit në tërë Kosovën.
“Kjo bëhet në vazhdën e punëve për ta përsosur edhe më tej këtë fushë dhe për t’i standardizuar shërbimet e zjarrfikjes dhe shpëtimit. Ky objekt që po fillojmë sot ta ndërtojmë do të plotësojë nevojat e njësisë së zjarrfikjes dhe shpëtimit në Komunën e Podujevës. Në një të ardhme të afërt ky objekt mund të zgjerohet sipas nevojave të njësisë përkatëse të SHZSH të kësaj komune”– tha Hyseni.
Ai gjithashtu falënderoi kryetarin Agim Veliu për pjesëmarrje në këtë akt solemn dhe për angazhimin e shërbimeve komunale për krijimin e kushteve për ndërtimin e këtij objekti, i cili do të ndërtohet brenda afatit kontraktues.

Ndërsa kryetari i kësaj komune Agim Veliu, falënderoi Ministrinë e Punëve të Brendshme për këtë investim të MPB-ës, si njërin ndër projektet më të rëndësishme përPodujevën sepse njësia e zjarrfikjes dhe shpëtimit në këtë qytet ka punur në kushte mjaft të vështira. Ky objekt i ka 900 m2 dhe do të kushtojë 213.000 euro./Telegrafi/

Exit mobile version