3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Në përfundim të vizitës në Uashington, Kurti takon rastësisht Escobarin

Kryeministri Albin Kurti është takuar të shtunën, jo formalisht, me Gabriel Escobarin, të Dërguarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Të dy janë parë në pritjen e organizuar nga organizata American Councils për kryeministrin kosovar në Uashington D.C..

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti u takua me drejtuesit e organizatës e cila zbaton disa programe të studimeve në ShBA, si dhe me të ftuarit e tjerë. Të ftuarit e tjerë, përfshin edhe Escobarin.

“Në përfundim të qëndrimit të tij në Washington D.C., Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit nga American Councils, ku u takua me drejtuesit e tij dhe mysafirë të tjerë të ftuar”, njoftoi qeveria në një njoftim për shtyp.

Escobar, dy ditë më parë u takua në Uashington me Miroslav Lajçakun, të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

American Councils funksionon edhe në Kosovë dhe është organizata zbatuese e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria e SHBA-së.

Ndër to është programi KAEF, i cili i dedikohet zhvillimit afatgjatë ekonomik të vendit nëpërmjet edukimit të të rinjve nga Kosova në universitetet më të përzgjedhura në SHBA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img