1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Në Pentagon zbulohet monumenti që i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë

Në Departmentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) u zbulua monumenti cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Ky monument u zbulua nga Gjenerali Godfein dhe Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

 

Me 2 Maj ‘99 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte Gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, Gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali, përcjellë Indeksonline.

 

Me këtë rast, ambasadorja Çitaku mbajti edhe një fjalim ku tha se ky memorial do të shërbejë si një kujtesë e përhershme e sakrificës dhe kontributit që NATO ka bërë për të sjellë paqe dhe liri në Kosovë.

“Sot Kosova është shtet i lirë, i pavarur dhe sovran. Dhjetorin e kaluar, ne transformuam mandatin e forcave tona të sigurisë, duke krijuar forcat tona ushtarake.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm se ajo që do ta mbajë të sigurt Kosovën është cilësia e aleancave tona. Shpresoj që një ditë, Kosova do të jetë anëtare e NATO-s dhe zyrtarët e rinj të FSK-së, jetët e të cilëve ju ndihmuat të shpëtonit, do të shërbejnë së bashku me trupat amerikane në mbarë botën dhe do të ndihmojnë në ruajtjen e paqes “, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img