Site icon PrishtinaPress

Në parlamentin britanik do të diskutohet për situatën në Kosovë

Në parlamentin britanik do të diskutohet për situatën në Kosovë.

Kështu njofton deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns, përmes një postimi në Twitter.

Ajo ka thënë se ka kërkuar që në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në rend dite të futet edhe diskutimi për situatën e krijuar në Kosovë.

Kearns tha se Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik e domethënës ndaj miqve kosovarë.

“Sot kam siguruar një pyetje urgjente për situatën në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik dhe domethënës ndaj miqve tanë në Kosovë. Ajo do të zhvillohet në orën 15:30”, shkroi Kearns.

 

Exit mobile version