Kllasteri PREFAB Kosova me mbështetje të projektit të USAID Kosovo Compete organizon pjesëmarrjen e 15 kompanive prodhuese në panairin Swissbau, nga data 16 deri 19 Janar, në Bazel të Zvicrës.
Kompanitë nga Kosova do ta ekspozojnë kryeveprën e tyre të përbashkët ‘Shtëpia e Kosovës – House of Kosova’ , një shtëpi e ndërtuar komplet nga druri.
Në hapje të panairit do të marrin pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti dhe Ministres Hajdari, në hapjen e këtij panairi, thekson përkushtimin e Qeverisë për përkrahjen dhe promovimin e sektorit privat të biznesit në vend, si dhe hapjen e mundësive të reja në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media të MINT-it.
Në panair do të flasë edhe kryetari i bordit të PREFAB Kosova, Nazmi Mehmetaj.