Partia Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së partisë.
Mbledhja ka nisur në orën 22:00, e në zyrat e kësaj partia tashmë ka arritur edhe kryetari, Kadri Veseli.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet se përse po zhvillohet kjo mbledhje e PDK-së në orët e vona të mbrëmjes.