Pas përfundimit të seancës solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, në objektin e Kuvendit është shpalosur edhe një pllakë në përkujtim të kësaj date.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se këtë pllakat po e vendosin në nderim të të gjithë atyre që ishin nënshkrues të deklaratës.
“Ne e kemi shpallur edhe pavarësinë e plotë dhe të vërtetë të Kuvendit dhe ne kemi vendosur një pllakë, ku edhe është lexuar Deklarata e 2 Korrikut”, derisa Konjufca ia ka dhënë fjalën lexuesit të Deklaratës së 2 Korrikut, Muharrem Shabani.
Ish-deputeti Shabani tha se 2 Korriku ishte më i nxehtë se ky tash, pasi ishin të rrethuar nga forcat ushtarake serbe, raporton EO-ja.
“… një pjesë e juaj që është dëshmitar, kushtet ishin tejet të rënda, por ishte vërtet atë ditë një vapë më e madhe se sot, vapë nga dielli, por edhe nga rrethimi ushtarak, përkundër këtyre ne vendosim ta mbajmë”.