2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Ne nuk mund ta vaksinojmë planetin çdo gjashtë muaj”, thotë shkencëtari i vaksinës së Oksfordit

Një ekspert kryesor që ndihmoi në krijimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca COVID-19 tha të martën se dhënia e vaksinave përforcuese për të gjithë disa herë në vit nuk është e realizueshme.

“Ne nuk mund ta vaksinojmë planetin çdo katër deri në gjashtë muaj. Nuk është e qëndrueshme apo e përballueshme”, tha profesori Andrew Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit dhe kreu i Komitetit të Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinimin dhe Imunizimin, në një intervistë për Daily Telegraph, botuar të martën.

Pollard theksoi gjithashtu nevojën për të synuar të pambrojturit në vazhdim, në vend që të administrohen doza për të gjithë të moshës 12 vjeç e lart. Më shumë të dhëna nevojiten për të konstatuar nëse, kur dhe sa shpesh ata që janë të prekshëm do të kenë nevojë për doza shtesë, tha ai.

Pollard tha gjithashtu se mendonte se nevojiteshin prova të mëtejshme përpara se t’u ofronte një vaksinë të katërt COVID-19 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, e cila aktualisht po aplikon vaksinat e treta për njerëzit e shëndetshëm 18 vjeç e lart, dhe njerëzit në rrezik 16 vjeç e lart.

Në një intervistë të veçantë me Sky News të martën, Pollard përmendi gjithashtu pabarazinë e dukshme të përhapjes së vaksinave në të gjithë botën, përcjell Klankosova.

“Mbani mend se, sot, më pak se 10 për qind e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë edhe dozën e tyre të parë, kështu që e gjithë ideja e dozave të rregullta të katërta globalisht nuk është e arsyeshme”, ka vazhduar ai.

Izraeli tashmë ka filluar dhënien e një doze të katërt vaksine, duke ua ofruar atë të gjithë punonjësve mjekësorë dhe njerëzve 60 vjeç e lart që nga e hëna.

Dhe në fund të dhjetorit, ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach i tha transmetuesit publik ZDF se gjermanët do të kenë nevojë për një vaksinim të katërt kundër COVID-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img