2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Në një rast i fshehu ‘brenda në një sanduiç’: Inxhineri i marinës amerikane dhe bashkëshortja e tij akuzohen për shitje sekretesh

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të dielën se ka ngritur akuza për shitje sekretesh ndaj një inxhinieri bërthamor të marinës amerikane dhe bashkëshortes së tij.

Në njoftimin e departamentit thuhej se personi që blinte informacionet sekrete ishte në fakt një agjent sekret i Byrosë Federale të Hetimeve, i cili ishte paraqitur si një agjent i një vendi të huaj.

Jonathan Toebbe dhe gruaja e tij Diana, u arrestuan të shtunën në Virxhinian Perëndimore dhe u akuzuan për shkelje të Ligjit të Energjisë Atomike, tha përmes një deklarate Departamenti i Drejtësisë.

Ata do të dalin para një gjykate federale të martën në Virxhinian Perëndimore.

Siç shkruan Zëri i Amerikës, 42 veçari Toebbe, një inxhinier bërthamor i marinës me certifikatë për informacione sekrete, dërgoi në vitin 2020 të dhëna të klasifikuara në një vend, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe më vonë filloi të shiste sekrete përkundrejt pagesës në kriptomonedha në vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve.

Personi që blinte sekretet ishte një agjent sekret i FBI-së që paraqitej si zyrtar i huaj, tha Departamenti i Drejtësisë.

Në një rast, zoti Toebbe kishte fshehur brenda një sanduiçi të dhëna sekrete të reaktorëve bërthamorë të nëndetseve, të ruajtura në një USB dhe i kishte dorëzuar ato në një pikë të caktuar në Virxhinian Perëndimore ndërsa bashkëshortja e tij e ruante, tha Departamenti i Drejtësisë.

Pajisja tejet e vogël elektronike mbante “dokumente me përmbajtje sekrete mbi nëndetësen dhe reaktorët bërthamorë”, sipas një dokumenti të gjykatës federale.

Inxhinieri bërthamor u pagua disa herë me monedha dixhitale që kapin vlerën e 100 mijë dollarëve, sipas Departamentit të Drejtësisë. /VOA/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img