Grupi i asamblistëve “Për të ardhmen e Zetës”, i drejtuar nga Fronti Demokratik, e mbështetur edhe nga Partia Popullore Demokratike, në Kuvendin Komunal të Zetës në Mal të Zi kanë iniciuar një deklaratë ku kërkohet tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Kërkesë kjo e cila do të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Zetës, ku iniciuesit janë shprehur të bindur se ajo do të kalojë.
“Ne përkrahim fuqishëm vendimin e grupit të këshilltarëve komunalë ‘Për të ardhmen e Zetës’ i drejtuar nga Fronti Demokratik për miratimin e një deklarate në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal të Zetës për anulimin dhe pavlefshmërinë e vendimit për njohjen e të ashtuquajturit të shtetit të Kosovës në territorin e komunës së Zetës”, thuhet në dokumentin e siguruar nga KosovaPress të Partisë Popullore Demokratike të Malit të Zi.
Nga Partia Popullore Demokratike e Malit të Zi shprehet se njohja e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me interesat kombëtare.
“Është në kundërshtim me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe shumicës së qytetarëve të tij. Një politike e jashtme tradhtare të drejtuar kundër interesave të Malit të Zi dhe shtetit më të afërt në rajon Serbisë”.
Tutje ndër të tjera nga kjo parti kanë deklaruar se pasi Komuna e Zetës të miratojë këtë deklaratë, duhet që të njëjtën ta miratojnë edhe komunat e tjera e kështu sipas tyre “të fillojnë procesi i kthimit të Malit të Zi në burimet e tij historike e shpirtërore” nga Serbia.