0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Në nëntor mbahet në Pejë mbledhja e pestë e qeverive Shqipëri-Kosovë

Mbledhja e pestë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, do të zhvillohet në nëntor të këtij viti në Pejë.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit informal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua sot në Durrës.

Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij theksoi se “ashtu si kemi rënë dakord me kryeministrin Rama, në gjysmën e dytë të nëntorit do të kemi takimin e përbashkët të dy qeverive në Pejë dhe besoj se do t’i finalizojmë të gjitha procedurat e mbetura, si heqjen e burokracive doganore që vonojnë qytetarët, por sjellin pengesa edhe për ekonominë dhe sipërmarrësit”.

Sipas tij, marrëdhënia ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë do të përparojë në nivelin e duhur.

Kjo do të jetë mbledhja e pestë që zhvillohet mes dy qeverive pas të parës historike në Prizren më 11 janar 2014, të dytës në Tiranë më 23 mars 2015, të tretës më 3 qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës më 27 nëntor 2017 në Korçë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img