Site icon PrishtinaPress

Në Mushtisht, Intervenon policia, ka të arrestuar dhe të lënduar (Foto)

Ka eskaluar situata në Mushtisht të Suharekës, pasi policia ka nisur aksionin e largimit të protestuesve nga rruga.
Policia është duke i shtyrë të tubuarit drejt qendrës së fshatit.
Gjatë ndërhyrjes ka të lënduar dhe të arrestuar.
Policia ka arritur të zhbllokojë rrugën në të cilën sot në mëngjes kishin dalë banorët e Mushtishtit për të kundërshtuar një vizitë të serbëve që jetuan në këtë fshat.
Pas intervenimit, ajo i ka shtyrë protestuesit deri në qendër të fshatit, duke hapur rrugën e bllokuar. Tash rruga deri te kisha ortodokse e Mushtishtit është e hapur.

Banorët e Mushtishtit bllokojnë rrugën, nuk lejojnë kthimin e serbëve
Banorët e Mushtishtit kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit për të penguar ardhjen e paralajmëruar të ish-banorëve serbë.
Serbët që jetuan në këtë fshat deri në vitin 1999 kanë paralajmëruar vizitë në Mushtisht dhe kishën e këtushme ortodokse për të kryer rite fetare.
Rruga e bllokuar çon drejt qedrës së fshatit dhe nëpër të mund të vinë për vizitë ish-banorët serbë të larguar pas luftës.
Banorët që me vete mbajn flamuj kuq e zi u nisën nga qendra e fshatit për ta bllokuar rrugën kryesore, por më pas u përballën me një kordon policor.
Policia u kërkoi të mbledhurve të lirojnë rrugën, por ata marshuan duke thyer këtë kordon.
Aktualisht policia ka krijuar një kordon tjetër, ndërsa banorët po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.

Në Mushtisht ka ardhur edhe Njësia Speciale ePolicisë me pajisjet për intervenim dhe është vendosur disa metra larg protestuesve.
Më 21 gusht disa të rinj nga ky fshat vendosën një pllakat në qendër të Mushtishtit kundër kthimit të paralajmëruar të ish-banorëve serbë të këtij fshati.
Në pllakat, përveç fotografive, në anglisht dhe shqip u shkrua “kjo është ajo që lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal”.

Ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiq paralajmëroi kthimin e serbëve në Mushtisht në ershor të këtij viti. Banorët shqiptarë të fshatit i akuzojnë ish-fqinjët e tyre serbë se përfshinë në fushatat e vrasjeve të njerëzve të fshatit, djegies së shtëpive dhe plaçkitjeve gjatë kohës së luftës së vitit 1999.
Edhe në Gjakovë shpeshehrë gjatë vizitave të ish-banorëve serbëpër rite fetare, ka pasurprotesta të fqinjve të tyre shqiptarë. /KALLXO.com/

Exit mobile version