0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Në mungesë të pajisjeve për dëgjim, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj Luan Latifit, ish-kryeshefit të KPM-së

Për shkak të pengesave teknike, ka dështuar të mbahet të mërkurën shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi, i cili po akuzohet për korrupsion.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Alban Ajvazi bëri të ditur se zyrtarët e IT-së kanë qenë të njoftuar nga shqyrtimi i kaluar gjyqësor që sot do të mbahet seanca në këtë sallë, ashtu që do t’iu nevojiten pajisjet për dëgjim, por që tani janë njoftuar nga zyrtari i IT-së se nuk mund të dëgjohet audio.

“Për arsye se një zyrtar tjetër i ka larguar pajisjet nga salla, kështu që na bën të pamundur që të vazhdojmë me këtë shqyrtim gjyqësor edhe pse zyrtarët kanë qenë të njoftuar që në këtë shqyrtim do të nevojiten pajisjet”, tha Ajvazi.

Po ashtu, gjykatësi Ajvazi njoftoi se në këtë seancë ka ndryshim të trupit gjykues, ashtu që në vend të gjykatësit Avni Syla, ishte gjykatësi Ngadhnjim Arrni.

Ndryshe, në këtë seancë ishte paraparë që të dëgjohet audio-incizimi si provë materiale me biseda që e inkriminojnë me veprën penale të akuzuarin Latifi.

Në këto rrethana, seanca e sotme është shtyrë, ndërsa e radhës u caktua të mbahet më 3 maj 2023.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 2 nëntor 2021, e kishte konfirmuar aktakuzën ndaj dy të akuzuarve Luan Latifi dhe Arben Bilalli, duke e refuzuar si të pabazuar kërkesën për hudhje të aktakuzës ndaj të akuzuarit Latifi dhe po ashtu kishte ndërprerë masën e arrestit shtëpiak ndaj tij dhe të akuzuarit Bilalli.

Ndërsa, pas ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit Latifi, avokatit Driton Musliu, Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e shkallës së parë, me të cilën ishte konfirmuar aktakuza për korrupsion ndaj të akuzuarit Latifi dhe e kishte kthyer çështjen në rivendosje.

Pas kthimit në rivendosje nga Gjykata e Apelit më 17 nëntor 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë më 2 dhjetor 2021 ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për hudhje të aktakuzës të ushtruar nga mbrojtësi i të pandehurit Latifi dhe më pas më 23 dhjetor 2021, Apeli ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë për konfirmim të aktakuzës.

Në seancën e mbajtur më 25 korrik 2022, Bilalli kishte pranuar fajësinë, dhe ishte veçuar procedura ndaj tij, ndërsa Latifi ishte deklaruar i pafajshëm./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img