-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Në mungesë të kuorumit, dështon sërish shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbje dhe Buxheti për vitin 2021

Në mungesë të kuorumit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, votimi i Projektligjit Buxhetin e vitit 2021 dhe raporti me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ka mbetur për një mbledhje tjetër.

Deputeti i LDK-së, Shkelzen Hajdini, ka kërkuar që votimi për këto dy pika të shtyhet për një mbledhje tjetër.

“Dy projektligjet të mos hidhen në votim sot, të shtyhen në një ditë tjerët”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se si parti i bëjnë thirrje qeverisë që të merr parasysh rekomandimet e tyre, e nëse ato merren parasysh ai tha se do ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“Jemi në një situatë shumë të palakueshme ku ky ligj është bërë një problem ditor i qytetarëve. Unë po i bëj thirrje partive në pushtet, qeverisë, që të ulet me grupin tonë parlamentar dhe të marrë parasysh rekomandimet, në momentin që ato merren parasysh, PDK do ta mbështesë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.

Hajdini u ka premtuar se do të merren parasysh të gjitha rekomandimet që janë në harmoni me ligjin.

“Ne kemi bërë ftesë vazhdimisht, unë premtoj se krejt çka është në harmoni me ligjet në fuqi premtoj se do të merren parasysh”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se po kërkojnë që të mos jetë retorikë por kryeministri të ulet dhe me opozitën që t’i merr parasysh amendamentet që i kanë propozuar.

“Po kërkoj që të mos jetë retorikë, por kryeministri si propozues të ulet edhe me opozitën që t’i merr parasysh se amendamentet që i ka propozuar PDK janë të thjeshta. Jemi të gatshëm edhe sot të ulemi dhe t’i japim rrugë, por këtë duhet ta bëjë kryeministri i Kosovës”, tha ai. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img