7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Në Mitrovicë sot reshjet më qetë por dëmet janë të mëdha

Reshjet e shumta të shiut në qytetin e Mitrovicës kanë vërshuar shumë shtëpi të kësaj komune, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Nënkryetari i kësaj komune, Arian Tahiri, ka bërë të ditur për KosovaPress se në raport me ditën e djeshme, situata sot është më e qetë.

“Sot është më qetë. Niveli i ujit në lumenjtë Ibër dhe Lushtë ka filluar me ra. Përveç në lagjet “Fidanishte”, “Adem Voca” dhe një pjesë në “Bair”, në përgjithësi situata është më e qetë sesa dje. Të gjitha ekipet ndodhen në terren dhe janë duke punuar në pastrimin e rrugëve dhe evitimin e rrezikut për qytetarët”, ka thënë Tahiri.

Për shkak të situatës më të re të krijuar në këtë komunë shkollat sot nuk kanë mbajtur mësim.

Aktualisht reshjet janë ndalur në këtë qytet, por që mund të ketë rrezik nëse ato vazhdojnë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img