Site icon PrishtinaPress

Në Mitrovicë personi i vdekur nga COVID-19 qëndron në dhomë për shtatë orë me pacientët tjerë, Hasanaj-Barani thotë se është çështje procedurash

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani ka konfirmuar se një pacientë i vdekur i prekur me COVID-19 ka qenëdruar në një dhomë me pacientët e tjerë për shtatë orë.

“Janë procedura të veçanta që trajtojnë pacientët e vdekur nga COVID-19 dhe si të tilla respektohen edhe nga Spitali i Mitrovicës. Ato procedura veren edhe nga niveli qëndrorë. Pra Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar një kompani që bënë bartjen e pacientëve të vdekur nga COVID-19”, ka deklaruar drejtoresha Hasanaj Barani në RTV Dukagjini.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës ka treguar se në këtë komunë janë 301 raste aktive me coronavirus derisa 937 tjerë janë shëruar.

“19 pacientë janë të hospitalizuar derisa disa prej tyre marrin terapi në qendrën COVID”.

Hasanaj Barani thotë se në këtë komunë po trajtohen edhe pacientët shqiptarë të komunave veriore.

Exit mobile version