Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Mitrovicë është gjetur i vdekur në banesën e tij një mashkull.
“Një mashkull K/Serb është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.