Forcat izraelite morën dhjetëra gazetarë të huaj për të parë trupat e viktimave nga masakra në Kfar Aza.
Në mesin e viktimave ishin të paktën 40 foshnje, raporton Timesofisrael.com, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk është luftë”, u tha gazetarëve gjenerali Itai Veruv, kreu i Komandës së Thellësisë së IDF. “Nuk është një fushë beteje. Ju shihni foshnjat, nënat, baballarët në dhomat e tyre të gjumit, në dhomat e tyre të mbrojtjes dhe se si terroristët i vrasin ata. Nuk është luftë, është masakër”.
“Është diçka që nuk e kam parë kurrë në jetën time. Është diçka që dikur e imagjinoja për gjyshen dhe gjyshin tim në Evropë dhe vende të tjera”, tha ai.
Një reportere nga “i24 News” tha se një komandant i IDF i tha asaj se kishin gjetur trupat e rreth 40 foshnjave, disa prej të cilëve u ishin prerë kokat.
Për këtë masakër forcat izraelite po e drejtojnë gishtin nga organizata terroriste e Hamasit. /Klankosova.tv