Të paktën 28 persona janë plagosur, përfshirë fëmijë, pasi një makinë u përplas në një turmë në një “sulm të dyshuar” në Mynih, thanë autoritetet, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Një 24-vjeçar azilkërkues afgan është arrestuar pasi oficerët qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit.
Punëtorët që merrnin pjesë në një demonstratë sindikale po ecnin përgjatë një rruge kur makina parakaloi një automjet policie që po shoqëronte grupin, u shpejtua dhe u fut në pjesën e pasme të grupit.
Kryeministri i shtetit të Bavarisë, Markus Soeder, tha se incidenti “dyshohej të ishte sulm”. Disa nga viktimat janë plagosur rëndë.
Zyrtarët atje besojnë se protesta, nga sindikata e punëtorëve të shërbimit ver.di, ka të ngjarë të jetë synuar rastësisht, sipas ministrit të brendshëm të shtetit Joachim Herrmann. Ai tha se i dyshuari ishte i njohur për autoritetet në lidhje me veprat penale të vjedhjes dhe drogës.
Kërkesa e të dyshuarit për azil ishte refuzuar, por ai nuk ishte detyruar të largohej për shkak të shqetësimeve të sigurisë në Afganistan, theksoi Herrmann.