Momentalisht ata janë çifti më i komentuar i rrjetit sa i përket marrëdhënies së tyre.
Mjaftoi që të mos shfaqeshin në evente publike së bashku për t’u aluduar rreth ndarjes së mundshme.
“Pse nuk e shoqëroi Ledri Sarën në premierën e filmit të saj të parë si aktore”?. “Sara dhe Ledri ndahen”, kanë qenë vetëm disa nga titujt e portaleve.
Mesa duket nuk është ky rasti pasi mbrëmjen e kaluar ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke shëtitur rrugëve të Prishtinës. Interesi i publikut është aq i madh sa nuk kanë munguar as fotot pa dijeninë e tyre.
Çifti ka zgjedhur të mos komentojë asgjë në lidhje me aludimet e ngritura në rrjet rreth ndarjes, duke vendosur t’i dedikohen karrierave respektive.