-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në mënyrë të organizuar qytetarët e Gjilanit me të drejtë vote në Serbi, shkojnë për të votuar atje

Dhjetëra qytetarë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjilan po shfrytëzojnë transportin e siguruar nga Komuna e Gjilanit për të shkuar dhe votuar për zgjedhjet të cilat po zhvillohen në Serbi, raporton kallxo.com.

Edhe pse  qytetarë jo të shumtë në numër, një autobus dhe dy kombi-bus u panë brenda rrethojave të Stcionit të Autobusëve në Gjilan mëngjesin e sotëm, të cilët do të bëjnë transportin e qytetarëve në mënyrë të organizuar për të votuar në zgjedhjet që po mbahen në Serbi.

Pritjet e qytetarëve nga këto zgjedhje nuk janë edhe të shumta për shkak të numrit të vogël të përfaqësuesve të tyre në Parlamentin e Serbisë.

Ajo cka theksojnë më shumë është problemi me pasivizimin e adresave për qytetarët të cilët u dëbuan nga Lugina e Preshëvës pas luftës në Kosovë.

Gani Krasniqi i cili me profesion është profesor vë në theks problemin e pasivizimit të adresave, derisa thotë se pret dicka të mirë nga këto zgjedhje.

Edhe Azem Selimi një qytetar tjetër, përmend se për derisa kanë të drejtë të votojnë të gjithë shqiptarët duhet ta shfrytzojnë votimin në mënyrë që të ngrisin zërin në pjesën e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Emrush Bilalli tregon se ka familjarë në Preshevë të cilët kanë mbetur pa adresa, ndërsa ai sot jeton në Gjilan për shkak se u dëbua në të kaluarën.

Zyra për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ka organizuar transportin e qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës së tyre në pjesën e Luginës në zgjedhjet që po zhvillohen sot.

Enver Haziri nga kjo zyrë në Komunën e Gjilanit tha se Serbia ka punuar vazdimisht që të ulë numrin e votuesve shqiptar në zgjedhjet e tanishme.

Ai tutje shtoi se shumë qytetarë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë të votojnë por që me mjete transporti vetanake, ndërsa në pika kufitare do të mblidhen do të shkojnë së bashku që të votojnë.

Në Stacionin e Autobusëve në Gjilan u pa edhe një veturë e policisë për të ofruar siguri në këtë organizim.

Për rreth 30 minuta qytetarët që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e Serbisë, u mblodhën në Stacionin e Autobusëve dhe u nisën në mënyrë të organizuar për të shfrytëzuar këtë të drejtë. /kallxo.com/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img