4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Në mëngjes në orën 8 ka dalë..”, gruaja nga Prishtina e shokuar me zhdukjen e bashkëshortit

60 vjeçari, Nezir Osmani është raportuar i zhdukur që katër ditë nga familjarët e tij. Osmani është qytetar i Prishtinës – banues në lagjen “Kodra e Trimave”,.

Për zhdukjen e Osmanit është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe FSK-ja të cilët janë mobilizuar për gjetjen e tij.

Bashkëshortja e tij tha se burri i saj ka dal nga shtëpia të mërkurën në orën tetë të mëngjesitpër të blerë bukë, por nuk është kthyer më.

Sipas saj, nuk ka pasur asnjë problem me askënd pasi që është njëri i qetë dhe i respektueshëm.

“Është zhdukur prej te mërkurës –  nuk ka pas problem me kërkon – është kon njeri i qet e punëtor. I ka kqyr punët e veta –  jom tu besu qe ndonjë sulm i momentit ka ndodh. Jam e shokuar”, ka thënë ajo për Insajderin.

Bashkëshortja po ashtu ka sqaruar për opinionin se burri i saj është zhdukur që katër ditë e jo që nga viti 2021 siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Por, më pas ata e kanë përmirësuar njoftimin që besohet ka qenë një gabim teknik.

Tutje, gruaja e tij tha se Neziri nuk ka qenë duke vuajtur nga depresioni ose ndonjë sëmundje tjetër.

“Ne mëngjes ne orën 8 ka dal prej shtëpisë as nuk është i sëmurë as ne depresion papritur ka ndodh -normal është shku në punë, e ka dal me ble bukë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Nezir Osmanit, i lindur më 1963-ën, banues në lagjen “Kodra e Trimave” në Komunën e Prishtinës, i cili është zhdukur që katër ditë.

Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, PK-ja ka bërë të ditur se në kërkim të të zhdukurit kanë dalë edhe FSK-ja dhe ekipet emergjente të Prishtinës.

https://www.facebook.com/100069908031425/posts/pfbid029uvnKk9JxNvVmhUEyub3WoQyNwkEkeW3wMzXNMKTjjwVK8S4eCiVauKPdqG9kKEPl/?mibextid=DcJ9fc

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img