Site icon PrishtinaPress

Në mëngjes e telefonoi, Kurti shkon në studion e “Istogu Channel” – i jep intervistë

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e telefonoi në mëngjes një program të televizionit lokal “Istogu Channel”.

E pasdite, Kurti i ka shkuar edhe në studio.

Madje, siç ka njoftuar Kurti në Facebook, gjatë vizitës edhe është intervistuar.

“Në mëngjes thirra nga vetura në emisionin e mëngjesit në Istogu Channel. Më ftuan të shkoj edhe në studio, dhe ashtu bëmë. Nga Klina e rrugës për Pejë, ndaluam edhe në Istog për vizitë studios së këtij kanali dhe për intervistë” – ka shkruar Kurti.

Exit mobile version