Qumështi konsiderohet pjesë thelbësore e trupit dhe duhet të jetë pjesë e rëndësishme e dietës të çdo personi.
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë ta konsumoni qumështin e nxehtë në përditshmëri, pasi përmban vitamina të ndryshme, acid nicotinik, kalcium, fosfor, kalium, sodium etj.
Sidoqoftë, sa i përket konsumimit të qumështit ekzistojnë shumë argumente ku thuhet se nëse qumështi konsumohet në mëngjes kjo do të na bëj ne më aktiv gjatë tërë ditës. Ndërsa nëse konsumohet në mbrëmje, qumështi do e qetëson mendjen dhe e përmirëson kualitetin e gjumit.
Mirëpo, për këtë çështje ekspertët shëndetësorë kanë një përgjigje të duhur. Konsumimi i qumështit në mëngjes. Nuk është e rekomandueshme të konsumohet qumështi në mëngjes, pasi që është shumë i rëndë për t’u tretur.
Konsumimi i qumështit pasdite sjell forcë tek personat në moshë, gjithashtu ndihmon në lehtësimin e disa sëmundjeve mjekësore si kalkuli urinar apo gurët.Konsumimi i qumështit pasdite. Konsumimi i qumështit në këtë kohë është shumë i mirë për shëndetin e syve.
Siç duket, koha më e mirë për ta konsumuar qumështin është gjatë natës për shkak se zvogëlon lodhjen dhe është shumë i mirë për të përmirësuar kualitetin e gjumit. Prandaj, konsumimi i qumështit gjatë natës e përmirëson kualitetin e gjumit.
Qumështi e ndihmon procesin e gjumit për shkak se përmban amino acidin triptofan, e që ndihmon në rritjen e melatoninës (i njohur si hormoni i gjumit). Qumështi është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, e kalciumi është tejet i rëndësishëm për mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave. Proteinat e gjendura në qumësht i ndihmojnë ata që përpiqen të fitojnë masë të muskujve.