Site icon PrishtinaPress

Në mars pritet të fillojë gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, tashmë i kanë mbushur dy vjet që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të jetë një gjykim maratonik. Megjithatë, OVL e UÇK-së nuk pret proces të shpejtë e transparent ndaj ish-krerëve të UÇK-së në ballafaqim me drejtësinë.

Shqiptimi 26 vjet burg për ish eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafën, ishte aktgjykimi i fundit i 16 dhjetorit 2022, i shpallur nga Dhomat e Specializuara.

Para dënimit të Mustafës, kjo gjykatë ka dënuar edhe ish krerët e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Por, ata që merren me çështje të drejtësisë thonë se proceset u përcollën me parregullësi e mos transparencë.

Megjithatë, një gjykim tjetër maratonik pritet të fillojë nga muaji mars.

Gjykimi ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pritetet të kenë një përballje të fortë e të gjatë me prokurorë e gjykatës të Dhomave të Specializuara.

Për këtë, avokati i licensuar në këtë gjykatë, Artan Qerkini, thotë se ndonëse janë 46 mijë faqe dokumete e më shumë se 40 dëshmitarë, gjykimi ka gjasa të fillojë më shpejt.

“Po shpresoj se kjo zvarritje e procedureave do të kompensohet me një efikasitet të procedurës nga ana e trupit gjykues”, thotë avokat Qerkini për RTK-në.

“Në këtë drejtim, trupi gjykues veçse e ka nxjerrë një draft urdhur të procedurave dhe i ka dhënë mundësi mbrojtjes”.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se se më së largu në muajin prill, pritet të fillohet me deklaratat hyrëse. Ndërkohë, në verën e vititi të ardhshëm, sipas Ehat Miftarajt, pritet të fillojë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

“Do të jetë një gjykim maratonik me vet faktin që kemi me qindra dëshmitarë të ftuar të prokurorisë, e sigurisht se do të kemi dëshmitar nga ana e mbrojtjes dhe me faktin se cdo deshmitar që të merret, mund të zgjasë dy vite apo më shumë”, thotë Miftaraj.

Ndërkohë, në Organizatën të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për këtë kanë deklaruar se nuk presin proces të shpejtë e transparent, duke e quajtur Gjykatën Sepciale si gjykatë politike.

“Procesi do të jetë i njëjtë me stërzgjatje të procedurave, jo barabarsi mes palëve të cilët edhe në proceset e mëhershme, prokuroria ka vonuar dokumentet…nuk presim proces rregullt”, thotë Faton Klinaku, U.D së kryetarit të OVL-UÇK-së.

Ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, tashmë i kanë mbushur dy vjet që mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës Hagë.

Exit mobile version