7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Në mars priten trazira në Kosovë

Thomas E. Ricks, profesor i Harvardit, dhe ish-gazetar i mediave më prestigjioze në botë, si “Wall Street Journal” dhe “Washington Post”, ka shkruar një opinion për revistën “Foreign Policy”, ku tregon se, pse beson se në mars Kosova do të përballet me trazira. Kjo, sipas tij, do të ndodhë shkaku se është forma më e mirë që Putini ta testojë Tumpin.

Ricks, i cili e ka përcjell Ushtrinë Amerikane për “Washinton Post”, që nga viti 2000 deri në vitin 2008, thotë se dëshira e Trumpit për të shmangur konfrontimin me Rusinë do të ketë pasoja për disa vende e sidomos për Kosovën.

Gazetari i specializuar për politikat e mbrojtjes, pasi spjeson tensionet e fundit në mes të Kosovës, sidomos ato me trenin, thotë se zgjedhja e Trumpit si president i SHBA-së, ka vënë në pikëpyetje mbrojtjen e Amerikës ndaj Kosovës.

“Duke u bazuar në komentet e Trumpit për NATO-n si dhe afërsia me Rusinë kanë bërë që të vihet në pikëpyetje mbrojtja e Amerikës ndaj Kosovës. Veprimet e fundit të Serbisë në prag të zgjedhjeve të Trumpit vështirë së mund të jenë rastësi. Duke e ditur se Rusia ka më shumë përparësi tash pasi që Trump është zgjedhur president, Serbia mund të bëjë kalkulimet e saj që Rusia do ta përkrahë në “mbrojtjen e serbëve” që jetojnë në veri të Kosovës”, ka shkruar Ricks, transmeton gazeta Metro.

Ai parasheh se Trump mund ta braktisë Kosovën, për të mos i rrezikuar marrëdhëniet me Rusinë.

“A do të jetë i gatshëm Trump të rrezikojë marrëdhëniet me Rusinë në mënyrë që trupat serbe të hyjnë në veriun e Kosovës? Kjo gjë është me siguri e mundshme, që administrata e Trump të jenë të gatshëm të braktisin Kosovën”.

“Nëse trupat serbe do të hynin në Kosovë pa ndonjë cenzur nga SHBA-të, kjo do të shkaktojë kaos në NATO dhe frikë tek shqiptarët e Kosovës për shkak se ata do të ndjehen se janë “pushtuar” nga Serbia si dhe që janë braktisur nga komuniteti internacional”, thotë Ricks, duke shtuar se kjo gjë mund të çojë deri në dhunë, çfarë ka ndodhur në mars të vitit 2004.

Dhe më pas sipas tij, ky jo stabilitet në Kosovë ka gjasa të përhapet dhe në këtë mënyrë të ketë pasoja të rënda për rajonin, veçanërisht në Maqedoni dhe Bosnje si dhe paqja në Ballkan të jetë e pa balancuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img