Site icon PrishtinaPress

“Në mars do të rrëzohet Qeveria Kurti”

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Nisma’s, Zafir Berisha ka deklaruar se gjatë muajit mars dhe prill të vitit të ardhshëm do të rrëzohet Qeveria Kurti.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka ditur të qeverisë andaj edhe do të krijohen rrethanat që në pranverë të kemi përsëri zgjedhje.

Sipas tij, Kosova është në gjendje kaotike, Qeveria nuk po dinë se si të menaxhojë situatën me pandeminë, e po ashtu nuk ka emëruar ende ambasadorët.

“Nuk din me qeverisë dhe besoj që kanë me u kriju rrethanat që në pranverën e hershme me pas edhe zgjedhje. Qeveritë nga shpallja e pavarësisë asnjëherë nuk e kanë zgjat mandatin deri në fund, edhe kjo s’ka me zgjatë edhe kjo besoj kah marsi prilli shkon në shtëpi. Numrat nuk qeverisin. Shikoje gjendjen kaotike që e ka përfshirë Kosovën, mosdija me menaxhu me situatën në të cilën jeni, ku ke pa në botë shteti me mbet pa ambasadorë. Këtë vetëm infantilët politikë mundem me e bo, siç janë tu e bo. Imagjino ne çfarë përpjekje kemi bërë për me pas shtet me pas institucione, tani me ardh momenti që në Australi mos me pas kujt me ja dhënë çelsat e ambasadës”, ka shtuar ai për T7,

Sa i përket zgjedhjeve lokale, ai ka thënë se nuk ka parë ndonjë kandidat serioz të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai është shprehur se vetëm në 2-3 komuna mund të shkoj në balotazh Vetëvendosje, dhe se edhe ato do t’i humb.

Përndryshe, sa i përket mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve, ai ka thënë se ato nuk mund të shtyhen, pasi që nëse një gjë e tillë do të ndodhte do të duhej të shpallej gjendje e jashtëzakonshme.

“Zgjedhjet nuk mundem me u shty se për t’u shtyrë zgjedhjet duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në situata normale siç jemi. Mandati i qeverisjes lokale është 4 vjet. Duhet me pas arsye tepër të madhe për me shty. Ne kemi mbajt zgjedhjet para 7-8 muajve me pandemi, natyrisht, masat duhet me qenë më rigoroze. Natyrisht ditën e zgjedhjeve. Shtyrja nuk mund të mendohet derisa nuk dihet edhe epilogu i pandemisë”, ka shtuar ai.

Exit mobile version