Në ceremonin e shugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në manastirin e Cetinjes në Mal të Zi është dëgjuar kënga nacionaliste serbe për marshimin e ushtrisë serbe në Kosovë, transmeton Insajderi.
Qytetarë të shumtë të Malit të Zi kanë bllokuar rrugët në protesta kundër shugurimit të mitropolit të Kishës Ortodokse serbe në Cetinje.
Gjatë ceremonisë fetare, u dëgjuan vargjet e këngës: “Kur ushtria kthehet në Kosovë”.
Sipas raportimeve të fundit, besohet se Policia ka dërguar me helikopter kryepeshkopin Metropolitan Joanikije në Cetinje, ku pritet të inagurohet si kryepeshkop.