Në Tiranë ka nisur Mëngjesi i Lutjeve me përfaqësues nga e gjithë Europa.
Presidenti Ilir Meta tha se jemi të bekuar për frymën e bashkëjetesës mes besimeve fetare.
“Lutemi për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, lutemi për ecjen para të dialogut të Kosovës dhe Serbisë”, tha Meta.
Ai u shpreh se shqiptarët kontribuojnë për një rajon më bashkëpunues, përcjell TCh.