Sot në Leposaviq Elbert Krasniqi dhe Xhelal Sveçla vizituan familjen e Hajriz Aliut dhe familjen e Bashkim Ibrahimit nga Fshati Cerajë, shkruan GazetaDemos.
Krasniqi ka njoftuar se ka filluar ndëritimi i shtëpive përfituese, tani banorët e Leposaviqit që do të kenë infrastukturë rrugore.
Postimi i plotë:
“Në veriun e Republikës së Kosovës ka filluar ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive.
Me Ministrin Xhelal Sveçla, në Leposaviq vizituam familjen e Hajriz Aliut dhe familjen e Bashkim Ibrahimit nga Fshati Cerajë. Ndërsa në Bistricë ishim tek familja e Muharrem Muharremit dhe familja e Artan Imerit.
Projekti për ndërtimin e shtëpive nga MAPL është një nga projektet qeveritare për ndërtimin e shtëpive duke pas parasysh edhe shtëpitë të cilat do të ndërtohen në lagjen Kroi i Vitakut nga MMPHI”, shkruan në një postim në Facebook Elbert Krasniqi \GazetaDemos\.