Site icon PrishtinaPress

Në lartësinë e luksit: Hoteli super-luksoz me katër rrota! (Foto)

Me ngrohje poshtë, banjë dhe një krevat dopio të gjerë, ky “hotel veturë” vlerësohet të jetë lartësia e luksit.
Me një kuzhinë mirë të pajisur, një çati prej xhami, garantojnë që pronari i saj do të mund të gëzonte edhe një gjumë natën, duke parë edhe yjet sipër.
Por ky nivel i rehatisë dhe luksit ka edhe koston e vetë. I njohur si një “super-linjë’, ai kushton hiq më pak se 420 mijë euro, dyfish nga çmimi i një shtëpie mesatare në Prishtinë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, kjo “hotel veturë” do të prezantohet gjatë “Motorhome & Caravan Show 2016”, i cili do të mbahet në Birmingham, gjatë kësaj jave.

Exit mobile version