Site icon PrishtinaPress

Në kullën e Zahir Pajazitit sot dhurohet gjak

Vendlindja e heroit te kombit Zahir Pajaziti është veshur kuq e zi, ndërsa kulla e tij hap dyert për të mirëpritur qytetarët nga mbarë vendi të cilët do të kenë mundësi t’i nderojnë heronjtë duke dhuruar gjak.

23-vjetori i rënies heroike të luftëtarëve të parë për liri Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, Orllanin e gjen të stolisur me flamuj kombëtar përgjatë rrugës kryesore deri te kulla e Zahir Pajazitit.

OJQ SDK në bashkëpunim me banorët e Orllanit, për nder të 31 janarit, sot organizon edhe aktivitetin e dhurimit të gjakut në kullën e Zahir Pajazitit.

Ky aktivitet organizohet si nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar nga heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Dhurimi i gjakut do të bëhet prej orës 11:00 dhe do të zgjasë deri në orët e pasdites. Organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.

Exit mobile version