Site icon PrishtinaPress

Në kryeqytet kapen 16 qen endacakë, dërgohen në strehimore

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë vazhduar edhe sot operacionet për kapjen dhe menaxhimin e qenve endacakë, ku kanë bërë të ditur se janë përqendruar në qendrën e qytetit, Dardani, në rrugën Ndue Përlleshi, sheshet kryesore dhe zonat përreth. 

Sipas njoftimit janë hapur 16 qen dhe janë transportuar në strehimoren e komunës.

“16 qen endacakë të kapur dhe transportuar në strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe kujdes.

Ndarja sipas zonave:

Rr. Ndue Përlleshi: 5

Sheshi: 2

Lagjia e Spitalit: 1 qenush + 9 këlyshë.” – thuhet në njoftim.

Exit mobile version