-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Në Kosovë ka pritje që BE-ja ditëve në vijim do t’i heqë masat

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por edhe njohës të integrimeve evropiane presin që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes për shtensionim në veri.

Deputetja e VV-së dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu, tha se ditëve në vijim, Bashkimi Evropian do t’i heqë masat, siç i quajti ajo, e padrejta ndaj Kosovës.

“Kosova do të mund t’i rikthehet fondeve dhe grandeve dhe do të mund të jetë prapë fituese e këtyre mjeteve që mund të zhvillojë tutje shoqërinë tonë. Jam shumë e bindur që ditëve në vijim, meqenëse edhe një herë tjetër kemi treguar gatishmërinë tonë që jemi gjithmonë të përkushtuar të shtyjmë përpara dialogun. Po ashtu, jemi të vendosur që të shkojmë drejt përfundimit të këtij procesi të dialogu”.

“Bashkimi Evropian tashmë e ka kuptuar këtë gjë dhe ditëve në vijim do t’i heqë masat që padrejtësisht i janë vendosur Kosovës…Ne jemi të gatshëm t’i përmbahemi pikave që janë paraqitur në takimin e fundit dhe besojmë se kurdo që këto pika të përmbushën, Bashkimi Evropian do t’i heq masat ndaj Kosovës”, tha ajo.

Largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës e kërkon edhe njohësi i integrimeve evropiane, Seb Bytyçi, në mënyrë që, sipas tij, palët të jenë të barabarta në diskutimet për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

“Masat duhet të largohen menjëherë dhe me shpejtësi, pasi edhe janë vendosur me një shpejtësi mjaft të madhe. Tani duhet të largohen menjëherë me arritjen e një marrëveshje dhe gjithashtu duhet të bëhet e qartë që Kosova pret që mos të ketë presion të njëanshëm, por të jetë pjesë e marrëveshjes së një pajtueshmërie të re për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Mos të ketë thirrje vetëm për Kosovën për të zbatuar atë marrëveshje”, tha Bytyçi.

Ndër masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë pezullimi përkohësisht i punës së organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe fondeve IPA.

Në kuadër të dakordimit të 10 korrikut në Bratislavë të Sllovakisë, Kosova është pajtuar për ulje të prezencës së Policisë së Kosovës në objektet e katër komunave dhe pajtueshmërinë për organizim të zgjedhjeve të parakohshme pas stinës së verës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img