Policia e Kosovës, në zonën e komunës së Istogut, më 27 mars, ka realizuar kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit Q.D. (1965).
Sipas njoftimi nga Policia që e transmeton Koha.net, dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar armët automatike: Pushkomitraloz M-53, pushkë automatike AK-47 cal.7.62×39 me 23 fishekë të kalibrit të njëjtë, karikator dhe 11 pjesë të armëve të ndryshme. Njëherësh është gjetur dhe konfiskuar 945 gr. substancë narkotike që dyshohet të jetë e bimës së kanabisit.
I dyshuari pas intervistimit për armëmbajtje pa lejë është transferuar në njësinë DHTN-Pejë për procedim të mëtejme për posedim të substancës narkotike. Nga kjo njësi do të hapet rasti për blerje , posedim, shpërndarje , shitje, e pa autorizuar e substancave psikotroke dhe analoge.