1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Në kohë krize energjetike, Albi Mall po kontribuon fuqishëm në lehtësimin e barrës së sistemit!

Kriza energjetike ka rënduar dukshëm funksionimin e sistemit elektro-energjetik në vend.

Qendra tregtare më e njohur në rajon, Albi Mall, është duke kontribuar fuqishëm në lehtësimin e kësaj barre, ku përmes sistemit fotovoltaik, pra përmes energjisë së diellit (paneleve solare), është duke e zvogëluar barrën e sistemit për mbi 60 000 kilovat orë në muaj, apo aq sa do të shpenzonin mesatarisht rreth 120 familje në Kosovë.

Albi Mall përmes këtij sistemi, është duke kontribuar drejtpërdrejt edhe në ruajtjen e mjedisit.

Sipas stastistikave, pllakat solare të vendosursa në Albi Mall prodhojnë 700,000 kilovat orë në vit, duke ndikuar kështu në uljen e emetimit të:

  • Dioksidit të karbonit në 840,000 kilogram në vit,
  • Dioksidit të sulfurit 1,848 kilogram në vit,
  • Dioksidi të azotit 2,830 kilogram në vit.

Kësisoj, Albi Mall është duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të mirën e përbashkët!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img